Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Thaçi paralajmëron mandatimin e një tjetër kryeministri: Do të ndërrmarr hapa nëse nuk zgjidhet kriza

Thaçi paralajmëron mandatimin e një tjetër kryeministri:
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajëmruar marrjen e disa vendimeve sipas tij kushtetuese, nëse kriza për bërjen e koalicionit mes Vetëvendosjes, dhe Lidhjes Demokratike nuk zgjidhet shpejtë.

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”,-ka thënë Presidenti./ I.M-Dritare.net