Tha se protestuesi kishte vdekur/  Ish-deputetja: Jam e lumtur, që më informuan gabim

Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka reaguar pas lajmit që dha, duke thënë se një nga protestuesit kishte ndërruar jetë pas përplasjeve në Astir.  Pampuri shprehet se për herë të parë është e lumtur që u informua gabim. Ajo thotë se:

 “Fatmirësisht Mahmut Himallari është mirë me shëndet. Paste jetën e gjatë që t’ju tregojë nipave, mbesave dhe shqiptarëve se njeriu ka forcë të përballojë gjithçka.”

 

Per here te pare jam e lumtur, qe me informuan gabim….

Sot e pame se si mundi, investimi, djersa dhe gjaku i banoreve te Unazes se Re, u hodh poshte, u percmua.

Sot e pame edhe ndjeshmerine e qeverise, edhe per objektet qe ka bere shpronesimet dhe vlerat qesharake, shume larg vlerave te tregut.

Njeriu nuk mund te rrije pa reaguar, madje as pa u perfshire emocionalisht, e sidomos kur ke 1 vit rresht qe qendron me ta, e ne kulmin e perballjes me policine dhe ne nje interviste spontane, e rrethuar nga banore te terrorizuar e dhunuar nga policia.

Qan hallet dhe brengat. Sigurisht qe te mbushen syte me lot, kur te marrin ne telefon disa nga banoret dhe te thone qe ka ndodhur gjema, se Mahmuti ka nderruar jete.

Fatmiresisht Mahmut Himallari eshte mire me shendet. Paste jeten e gjate qe tju tregoje nipave, mbesave dhe shqiptareve se njeriu ka force te perballoje gjithcka.

Mahmuti eshte mire, po merr kurimin e duhur!.

Per here te pare jam e lumtur qe me informuan gabim. E pranoj qe duhet te isha treguar me e kujdesshme, por si nene, grua dhe nje mikesha e banoreve nuk mund te rrija e heshtur pas atyre telefonatave.

Nuk po justifikoj gabimin tim, por po ndaj lajmin qe z. Mahmut Himallari eshte mire. I uroj sherim te shpejte dhe durim per te perballuar gjemen, qe tashme eshte e gjithe shqiptareve.”,-shprehet Pampuri./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Vijojnë reshjet e borës në Korçë, vështirësi në qarkullim

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.