Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Temperaturat në Antarktidë kalojnë 20 gradë celsius, për herë të parë në histori

Temperaturat në Antarktidë kalojnë 20 gradë celsius,
Antarktida ka tejkaluar për herë të parë temperaturën mbi 20 gradë celsius. Në një ishull në kontinent studiuesit kanë regjistruar një temperaturë prej 20.75 gradë celsius.

Shkencëtari brazilian Carlos Schaefer tha se kurrë më parë nuk është shënuar një temperaturë kaq e lartë në Antarktidë.

Kontinenti gjithashtu shënoi një rekord javën e kaluar, ku temperaturat u regjistruan  18.3 gradë celsius, në gadishullin Antarktik./E.B-dritare.net