Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Temperaturat e larta, ja pasojat të nxehtit në Evropë

Temperaturat e larta, ja pasojat të nxehtit në Evropë
Evropa po përjeton temperaturat ekstreme, që pritet të shkojnë në 47 gradë në Portugali  e Spanjë, duke thyer rekordin e të gjithë kohërave.

Por, këto temperature të pazakonta mund të sjellin pasoja mjaft të rënda në kontinentin Evropian.

Kështu, maja më e lartë në Suedi po shkrihet shumë shpejtë, dhe ajo do të humb emërtimin si akullnaja më e lartë në këtë shtet, dhe do të duhen edhe të gjitha rregullimet e tjera gjeografike në këtë vend.

Në Zvicër, peshqit po ziejnë dhe disa kantone kanë ndërmarrë misione shpëtimi për të penguar ngordhjen e tyre. Në temperatura të ujit 27 gradë Celsius, pak specie mbijetojnë, ndërsa javën e kaluar, liqeni i konstancës arriti temperaturën 25 gradë celsius.

Edhe lakra e Brukselit po kërcënohet nga i nxehti i madh, por edhe patatet janë në rrezik. Policia po ujit parcelat me makineri që përdoren për të larguar protestuesit.

Gjithashtu edhe zjarret në Britani, Suedi , Greqi, e disa vende të tjera në Evropë janë një kërcënim real./ I.M-Dritare.net