
Tefta Radi përmbush dëshirën e Françeskut: Largohet nga Shqipëria
E Premte 18 Gusht 2017, 16:04
Dritare.net

“Me humbjen e Frankos kam humbur kuptimin e jetës”, – tregon Tefta për ‘Paloma’. “Vdekja është e hidhur dhe e rëndë për të gjithë, pavarësisht formës se si vjen. Ne do të niseshim për në Australi. Kishim prerë biletat dhe krejt papritur çdo gjë u shkërmoq para syve tanë”,- thekson spikerja, duke zbuluar kështu pengun më të madh të bashkëshortit, faktin që nuk e shkeli dot kontinentin e largët, të cilit i referohej si një oaz i gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve. Tefta është atje tani, duke përmbushur dëshirën e tij, por nuk e përjashton si mundësi rikthimin në Shqipëri. “Natyrisht edhe do të vij. Vendi ynë është zemra jonë”, – përfundon ajo.

















