Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të shtunën punime në Mbikalimin e Kasharit-Rinas, ARRSH: Si do të devijohet qarkullimi!

Të shtunën punime në Mbikalimin e Kasharit-Rinas, ARRSH: Si do
Të shtunën në orën 09:00 deri në 17:00 do të ketë punime në aksin Mbikalimi i Kasharit-Rinas. Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqëzime përgjatë kryerjes së punimeve.

"Duke filluar nga nesër, datë 23.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme. Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve. Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë “Geci”, si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.",- njofton ARRSH-ja./K.C/dritare.net