
OFL/ Të dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ja kush janë dy personat që do të deklarojnë pasurinë!
Dritare.net

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
- Kamer Mehja me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;
- E.SH., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.
OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

















