
Takimi urgjent i mbretërisë/ Mbretëresha del me deklaratë për Meghan e Harryn
Dritare.net

Mbretëresha Elisabet II, në deklaratë thotë ndër të tjera: "Sot familja ime pati diskutime shumë konstruktive mbi të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij. Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si një familje e re. Edhe pse ne do t'i preferonim që ata mbetemi anëtarët që punojnë me kohë të plotë, të Familjes Mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje, ndërsado të mbetet një pjesë e vlerësuar e familjes time.
"Harry dhe Meghan e kanë bërë të qartë se ata nuk dëshirojnë të mbështeten në fondet publike në jetën e tyre të re. Prandaj është pajtuar që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën Meghan do të kalojë kohën e saj në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Këto janë çështje komplekse që familja ime duhet t’i zgjidhë.
Në takimin privat morën pjesë Mbretëresha, Princi i Uellsit, Duka i Sussex dhe Duka i Kembrixhit dhe sekretarët e tyre përkatës. Dukeshën e Sussex Meghan, e cila aktualisht është në Kanada me djalin tetë muajsh Archie, besohet se i është bashkuar diskutimit me një konferencë live./ I.M-Dritare.net

















