Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tahiri te Krimet e Rënda/Prokuroria kërkon 12 vite heqje lirie

Tahiri te Krimet e Rënda/Prokuroria kërkon 12 vite heqje lirie
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, Tahiri u paraqit sot te Krimet e Rënda.  Prokuroria siç ishte parashikuar po zhvillon seancën gjyqësore, ku ka kërkuar këtë masë për ish-ministrin Tahiri.

Por në seancën e fundit që u zhvillua në verë, Gjykata i pranoi kërkesën ish-ministrit të brendshëm për gjykim të shkurtuar, ndaj Tahiri, mund të përfitojë ulje dënimi, prej tre vitesh.

Mbi të rëndon akuza e "trafikimit të lëndëve narkotike", dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. /L.F-dritare.net