Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Studimi/ Të rinjtë europianë në depresion

Studimi/ Të rinjtë europianë në depresion
Eurofound, Agjencia e Bashkimit Europian për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës, sipas një studimi të fundit ka arritur në përfundim se rreth 14 % e të rinjëve europianë janë në kushtet e depresionit.

Keqtrajtimi, ndjenjat e margjinalizimit dhe mungesa e arsimit dhe punësimit i shtyjnë evropianët e rinj në prag të një krize të shëndetit mendor, thotë studimi.

Sipas studimit, Suedia (41%) kryeson listën e të rinjve “në rrezik të depresionit” bazuar në udhëzimet e OBSH, pasuar nga Estonia (27%) dhe Malta.

Katër për qind e njerëzve ndërmjet moshës 15 dhe 24 vjeç tashmë vuajnë nga depresioni kronik.

Nga ana tjetër, 3 në 10 fëmijë ishin në rrezik varfërie në vitin 2016./ I.M-Dritare.net