
Ylli i NBA-së fiton miliona në vit, qahet se pagoi 145 dollarë karburant për Bugattin
Dritare.net
Jimmy Butler është një nga lojtarët më të mirë në NBA dhe ai merr 45.2 milionë dollarë për sezonin 2023/24 nga Heat! Në një video që është bërë virale, Butler shihet në një pikë karburanti në Miami duke mbushur makinën e tij dhe duke u ankuar për çmimin e benzinës.
Sipas matësit, duket se vendos rreth 20 galonë, që është afër 75 litra dhe kërkohet të paguajë 145,28 dollarë. Dhe atj ai shpërtheu: “A mund ta besoni se kushton 145 dollarë për të mbushur një Bugatti? Është çmenduri"!
Duke folur edhe me një person që ishte pranë tij, ai tha: “Kjo është grabitje. Do të përpiqem të paguaj pak nga ai gaz. Uau…. A mendoni se nëse hyj në sportel dhe u them se kam hedhur karburantin e gabuar në makinën time, ata do të më kthejnë paratë e mia?", dëgjohet të thotë sportisti./K.C/dritare.net
"This is highway f--king robbery" ⛽️@JimmyButler is not having it with the gas prices ???? pic.twitter.com/7PNuaVcwfk
— Bleacher Report (@BleacherReport) September 26, 2023

















