
Rezultoi pozitiv në testin e drogës pezullohet mesfushori, ndër më të mirët në botë!
Dritare.net

Ylli i Francës dhe Juventusit, Paul Pogba është pezulluar përkohësisht pasi ka rezultuar pozitiv për një substancë të ndaluar, njoftoi gjykata.
Sipas CNN, mësohet se futbollisti substanca e zbuluar të cilën e konsumonte ai është testosteroni, i cili mund të përdoret për të rritur qëndrueshmërinë atletike.
Pasi u zbulua se futbollisti e konsumonte këtë substancë, Juventus ka konfirmuar se Pogda është pezulluar nga skuadra përkohësisht.
Bëhet me dije se testi paraprak është zhvilluar më 20 gusht dhe se Pogba tani duhet të presë për rezultatet e kampionit B. Nëse shpallet fajtor për doping, ai mund të përballet me një pezullim nga dy deri në katër vjet. Në kulmin e tij, Pogba ishte një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe ishte një anëtar kyç i ekipit francez që fitoi Kupën e Botës në 2018.
Ai ka luftuar me lëndimet dhe formën në vitet e fundit, duke humbur Kupën e Botës vitin e kaluar në Katar për shkak të lëndimit. Ai u kthye në Juventus në vitin 2022 pas një periudhe zhgënjyese në Manchester United./M.K-dritare.net

















