
Sot në orën 07:00 nisi procesi i votimit në Shqipëri. Këto zgjedhje konsiderohen vendimtare për të ardhmen politike të vendit dhe për përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
Votimi ka nisur në shumicat e qendrave të votimit në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Korçë, Fier, etj.
Probleme janë hasur vetëm në disa qendra votimi, si mungesa e komisionerëve, probleme me pajisjen e identifikimit, etj./K.C/dritare.net

















