Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreu i misionit të OSBE-ODIHR: Kemi ndjekur fushatën, konkluzionet nesër

Kreu i misionit të OSBE-ODIHR: Kemi ndjekur fushatën, konkluzionet

Ambasadori Lamberto Zannier, në cilësinë e kreut të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, po mbikëqyr zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në kuadër të kësaj detyre, ai vizitoi disa qendra votimi për të monitoruar procesin zgjedhor, me fokus të veçantë në përdorimin e teknologjisë për identifikimin e votuesve dhe për të vlerësuar përputhshmërinë e procesit me standardet ndërkombëtare.

Zanier tregoi se nesër në orën 15:00, OSBE-ODIHR do të dalë në një konferencë për shtyp lidhur me konkluzionet.

“Kemi 240 vëzhgues dhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE nga Parlamenti Evropian. Jemi këtu prej disa javësh dhe kemi vëzhguar fushatën dhe nesër do të paraqesim konkluzionet në një konferencë për shtyp në orën 15:00. Një pjesë e vlerësimit tonë do të jenë edhe procedurat e votimit elektronik. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KQZ dhe ka qenë një marrëdhënie shumë korrekte.

Ju e keni parë raportin tonë paraprak, ku kemi thënë se po i ndjekim çështjet dhe do t’i paraqesim rezultatet nesër”, tha Zanier./K.C/dritare.net