
Sot Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare për përzgjedhjen e 140 deputetëve të Kuvendit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës e kanë 3.713.761 shtetas shqiptarë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ndër ta, 114.642 janë votues për herë të parë.
Këto zgjedhje shënojnë një moment historik, pasi për herë të parë lejohet votimi nga diaspora. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 245.935 shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të votuar. Në të gjithë vendin janë ngritur 5.225 qendra votimi për të pritur votuesit.
Zgjedhjet do të zhvillohen me një sistem të kombinuar të listave të mbyllura dhe të hapura, duke lejuar votuesit të ndikojnë në renditjen e kandidatëve brenda listave partiake./K.C/dritare.net

















