
Ramadani zbulon çfarë u tha Silvinjo pas eliminimit nga Evropiani
E Martë 25 Qershor 2024, 16:04
Dritare.net
Ylli i Kombëtares Shqiptare Ylber Ramadani nga Rinasi foli për gazetarët për eliminimin e Shqipërisë nga Euro 2024. Ramadani zbuloi edhe se çfarë u tha trajneri Silvinjo pasi u mbyll ndeshja me Spanjën që solli në shtëpi Kombëtaren tonë.
“Jemi të frustruar sepse kemi dashur të kualifikohemi. Duhet të kishim bërë më shumë, me Kroacinë duhet të kishim marrë tre pikë dhe me Spanjën 1 pikë. Silvinjo na tha që ishte krenar me ne sepse kemi lozur me kundërshtarë të nivelit shumë të lartë.”, tha Ramadani./K.C/dritare.net

















