Na ndiqni edhe në

Sport

Mirlind Daku drejt një aventure të re. Oferta për sulmuesin e Kombëtares!

Mirlind Daku drejt një aventure të re. Oferta për sulmuesin e

Mirlind Daku mund ta mbyllë me Rubin Kazanin, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pritet të nisë një aventurë të re këtë sezon.

Për 26-vjeçarin e lindur në Gjilan ka shfaqur interes dhe klubi i njohur italian, Cagliari. Pasi transferoi Alen Sherrin nga Egnatia, klubi që militon në Serie A duket se do edhe një futbollist tjetër shqiptar.

Siç bëjnë me dije mediat ruse, Cagliari ofroi 3 milionë euro për shërbimet e Dakut, një ofertë që u refuzua menjëherë nga ana e Rubin Kazanit.

Tashmë, klubi italian ka rritur ofertën në 5 milionë euro, plus 3 të tjera bonuse në bazë të golave dhe asistove që ai do të bëjë. Oferta nuk është e keqe, por Rubini duket se është i bindur që nuk do ta lëshojë Dakun pa 10 milionë euro./K.C/dritare.net