Na ndiqni edhe në

Sport

Ernest Muçi i zhgënjyer me Silvinjon: Doja më shumë minuta!

Ernest Muçi i zhgënjyer me Silvinjon: Doja më shumë

Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur në Shqipëri pas eliminimit nga Euro 2024. Nga Rinasi sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi foli për mediet për eliminimin e Shqipërisë. Edhe pse duket i zhgënjyer me Silvinjon sepse donte më shumë minuta në tri ndeshjet, Muçi thotë se gjithmonë kombëtarja është plani i parë.

“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur.”, tha ai./K.C/dritare.net