Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spiropali–Metës: Presidenti i takon Republikës, jo Lulit e Monikës!

Spiropali–Metës: Presidenti i takon Republikës, jo Lulit e
Presidenti Ilir Meta komentoi rezolutën e Parlamentit të votuar me 100 vota kundër dekretit të tij, tha se Presidenti i takon Republikës.

Pas kësaj deklarate të Metës, ka reaguar menjëherë ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, përmes një statusi në Twitter.

Spiropali tha se është dakord me Metën, që Presidenti është i Republikës, por jo i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

“Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës’, shkruan Spiropali./E.B-dritare.net