
Spiropali: Edhe Nard Ndoka e Dash Shehi mund ta bënin protestën që do të bëjë Ilir Meta!
Dritare.net

Spiropali ka thënë se protestën që do të bëjë Meta, mund ta bëjë edhe Nard Ndoka apo Dashamir Shehi.
“Kjo nuk është politikë. Presidenti i cili është garanti i unitetit të popullit merr përsipër të organizojë një protesë që mund ta bënte edhe Nard Ndoka me Dash Shehin.
Atë protestë mund ta bënte çdo lider i një partie të vogël. Por presidenti që i kemi dhënë votën për të qenë mbi palët, bëhet palë kaq hapur.
Të tentojë ti marrë vendin Nard Ndokës apo edhe Lulzim Bashës.Të gjitha këto janë alibi për të organizuar një protestë politike.
Në asnjë vend të botës nuk mund të kesh Presidentin që të organizojë një protestë kundër qeverisë. Ai po shkel Kushtetutën.
Nuk mund ne të pranojmë që yë ke mi një presidnet të tillë”, u shpre ajo./ I.M-Dritare.net

















