Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spiropali-Bashës: Lulzim, aman ndërro pllakën e gramafonit!

Spiropali-Bashës: Lulzim, aman ndërro pllakën e gramafonit!
Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tregoi për mediat çfarë kishte biseduar me Metën dhe me aleatët e PD-së.

Përmes një postimi në Twitter, Spiropali i drejtohet Bashës ku i lutet të ndërrojë pllakën e gramofonit, duke thënë se nuk dëgjohet më as kënga monotone. Ajo gjithashtu i shkruan të harrojë 30 qershorin bashkë me presidentin Meta, sepse po i ikën dhe qershori i 2021.

“Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021” shkruan Spiropali./E.B-dritare.net