Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot Tirana 100 vjet kryeqytet

Sot Tirana 100 vjet kryeqytet
Më 11 shkurt 1920 Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë nga një vendim i marrë në Kongresin e Lushnjës.

Sidomos në vitet e fundit, Tirana ka pësuar ndryshime të mëdha.

Sonte në sheshin Nënë Tereza, do të ketë një koncert të madh për të festuar. Të ftuar do të jenë emrat më të rëndësishëm të muzikës popullore, që i kanë kënduar ndër vite Tiranës.

‘Ku ka si Tirona’. Në datën 11 shkurt, Tirona mbush 100vjet Kryeqytet! Do bëjmë një superfestë me aheng me këngëtarët më të mirë që i kanë dedikuar jetën, pasionin, zemrën, këngëve të Tironës. Ju presim te sheshi ‘Nënë Tereza’ në orën 7 të mbrëmjes, me dolli, me raki, me qejf, me muzikë, me familje, me kushërinj, me gjithë çfarë ju do zemra, për t’i uruar Tiranës Gëzuar Ditëlindjen", shkroi kryebashkiaku Veliaj, para pak ditësh në rrjetet sociale./L.F-dritare.net