
Sondazhi/ Sikur zgjedhjet të zhvilloheshin sot: PS do të qeveriste e vetme me 53%
Dritare.net

Pyetjes thelbesore se cilen parti do te votonin shqiptaret po te zhvilloheshin zgjedhjet sot, pro PS e kane votuar 53% duke u rritur nga 2017-a, PD 33%, LSI bie ne 11%.
Në kuadër të këtij sondazhi të anketuarit të pyetur se nëse zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të zhvilloheshin sot, 49% deri në 53% e të anketuarve kanë votuar Partinë socialiste, e cila në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave. Pra kemi një rritje të PS. 29% deri në 33% e të anketuarve kanë votuar për Partinë Demokratike, kjo forcë politike mori 28.9 % të votave në 2017. LSI mori 9% deri në 11% të votave, nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017. PDIU merr 3% deri në 5 % të votave po aq sa mori në 2017, Partitë e tjera marrin 2% deri në 4% të votave, teksa në 2017 morën 3% të votive./Report.tv

















