Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Skandali me ushqimet/ Vaji i palmës te produktet e bulmetit, kujdes çfarë konsumoni!

Skandali me ushqimet/ Vaji i palmës te produktet e bulmetit, kujdes
Fiks Fare pas një investigimi zbuloi se vaji i palmës është i pranishëm në produktet e bulmetit. Në etiketat e produkteve të marra si mostra reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral.

Fiks Fare analizoi me institutin e vetëm të referencës dhe sigurisë ISUV, gjithsej 20 mostra, 16 prej të cilave ishin gjalpë dhe 4 të tjera djathë kaçkavall. Rezultatet janë shokuese pasi rezultati i analizave tregon se vetëm 1 nga mostrat ishte brenda normave.

19 mostrat e tjera kishin në përbërje 5-50 përqind vaj palme.  Sipas AKU në vendin tonë, vetëm për vitin 2016 u importuan 3720 ton vaj palme dhe se në vendin tonë janë 24 kompani që e sjellin produktin për qëllime tregtare, kryesisht për industrinë ushqimore të ëmbëlsirave.

Vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut, ndërsa Fiks Fare bisedoi edhe me mjekët, të cilët bëjnë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes me produktet që çojnë në shtëpi.

Për tregtarët përdorimi i vajit të palmës është mjaft i leverdishëm për industrinë ushqimore pasi produktet e prodhuara me këtë vaj ulin kostot e prodhimit dhe ruajnë në temperaturë ambienti për një kohë relativitsht të gjatë prodhimet.