Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si të zgjidhni mishin si duhet?

Si të zgjidhni mishin si duhet?
Dritare.net ju sjell 7 rekomandime që duhet t’i keni parasysh kur blini mish, që të merrni të duhurin dhe të shëndetshmin.

1. I dendur dhe i fortë

Ndjejeni një copë mishi para se ta blini. Mishi i ftohtë nuk duhet të jetë i butë, sepse yndyrat janë më të forta kur janë të ftohta. Kjo vlen edhe për mishin e paketuara, duhet të jetë i fortë dhe i dendur.

2. Ngjyra e kuqe

Copa e mishit, duhet të jetë lehtësisht e dallueshme dhe të ketë ngjyrë të kuqe edhe në brendësi. Mishi i duhur nuk është as kafe, as gri, madje edhe në skaje është i kuq. Në mishin e paketuar, kontrolloni çdo anë të paketimit.

3. Çfarë ka ngrënë lopa?

Përpiquni të gjeni se çfarë ka ngrënë kafsha. Ju e merrni informacionin në paketim. Kini parasysh, lopa është mirë të ketë ngrënë bar të gjelbër.

4. Për çfarë do e përdorësh mishin?

Para se të blini mish, dritare.net ju sugjeron ta mendoni sesi do e gatuani, dhe a ka nevojë për përpunim para gatimit? Sidoqoftë, është e dobishme që para gatimit, të mbahet në frigorifer.

Shefat e kuzhinave thonë se supa me kocka del shumë e shijshme, prandaj mos ngurroni të blini një pulë të plotë dhe jo të prerë.

5. Ngjyra dhe vendosja e yndyrave

Janë disa gjëra që ju duhet të dini rreth yndyrës në mish. Nëse yndyra është e ndërprerë, shija është e thellë.

Këtu janë disa gjëra që ju duhet të dini rreth yndyrës. Këto këshilla nga kuzhinierët profesionistë do t'ju ndihmojnë të zgjidhni mishin më të mirë për gatim. Dhjami te kafshët e reja është i bardhë, ndërsa te më të vjetrat fillon dhe bëhet më i verdhë. Shtresa yndyrore ndihmon në lëngshmërinë e mishit.

6. Çmimi është i rëndësishëm

Kur paguan për mishin e lirë, paguan për ujë me kripë. Dritare.net ju sugjeron më mirë një copë mishi të shtrenjtë dhe tamam, sesa shumë dhe jo cilësore.

7. Krijoni miqësi me kasapin

Nëse blen shpesh miq, krijo miqësi me kasapin. Bisedat me kasapin dhe krijimi i miqësisë do bëjë të mundur që ju të merrni një mish të mirë, sepse ai do ju këshillojë dhe do iu jap më të mirin./E.B-dritare.net