
Si të lyhemi dhe të vishemi për një takim pune? Stili shik dhe spontan më i miri
Dritare.net

Stili i rastësishëm mund të jetë një pikë e fortë
Sipas ekspertëve, nëse keni një intervistë në një kompani të re apo një kompani e themeluar mirë, por ende e projektuar në të ardhmen, siç është 'Google', një stil rastësor dhe shumë personal do të konsiderohet një pikë e fortë, një indeks i personalitetit. Përkundrazi, në një institucion krediti ose multinacional i specializuar në pajisje mjekësore, për shembull, një veshje klasike formale do të bëjë një përshtypje më të mirë
Sot ka më shumë elasticitet sesa në të kaluarën
Burrat do të dilnin me qejf pa kollare, ndërkohë që gratë as që behët fjalë ta përdorin. Deri këtu nuk ka asgjë të gabuar, por me kusht që të mos humbisni sensin e masës. "Një nga qëndrimet e femrave që ndikojnë negativisht në gjykimin tim është prirja për të joshur," thotë Carbone ekspert i kompanisë së rekrutimit. "Një intervistë për punë nuk është një takim madhështor. Jo, prandaj, takat shumë të larta, dekoltetë e hapura dhe buzëkuqët me shkëlqim, nuk bëjnë për këtë rast. Punëdhënësit jo vetëm që nuk i pëlqejnë ato, por ato ngrenë dyshime rreth aftësisë aktuale të atyre. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që duhet të paraqiteni me duar të pakuruara, flokë të pasistemuara dhe një pamje fare rastësore”, -përfundon eksperti.
Prania e një pirsing apo tatuazhi të dukshëm, nuk paraqet një pengesë për ata që aspirojnë për të marrë një vend punë në një kompani, të cilës i përshtatet kjo pamje. Në anën tjetër, në qoftë se vendi i ardhshëm i punësimit është një bankë, gjatë intervistës, do të jetë më mirë ta heqim pirsing apo tatuazhin të përpiqemi ta mbulojmë pak.
Pamja e parë, shik minimaliste është projektuar për gratë me ngjyra nordike.
Lëkura, natyrisht e qartë, duhet të përsoset dhe ndriçohet dhe t'i jepet pak jetë. Duhet të bëjmë disa dritëhije të lehta në fytyrë dhe jo të rëndojmë buzët me të kuqe të fortë, por duhet të përdorim ngjyra pastel, si rozë, portokalli etj. Ndërsa nuk duhet të mungojë një penel i zi për sytë.
Pamja e dytë, Mesdhetare , është projektuar për gratë me ngjyrë lëkure të errët.
Gjithashtu në këtë rast baza është super dritë, e ndezur nga goditjet e furçave të bronzit ose tokës në vend të skuqjes. Në qepalla sugjerohen nuanca që shkojnë nga bronzi në fildish. Ndërsa sytë duhet t'i lyejmë më penel kaf, buzët duhet t'i lyejmë me ngjyrë natyrale.
Duart duhet të jenë perfekte: Një manikyr me ngjyrë natyrale ose i kombinuar me buzëkuqin do të ishte perfekt dhe do t’ju jepte shumë siguri.
Së fundi, flokët: «Nëse flokët i keni prerë së fundi, ato mund t'i mbani të lëshuara, natyrisht pasi i keni larë ato të njëjtën ditë ose, më së shumti, 24 orë përpara. Përndryshe, unë sugjeroj një kapje të rregullt », shprehet eksperti
Kapitulli i parfumit: Sërish ekspertët sugjerojnë që të zgjedhim të preferuarin tonë. Mund ta hidhni në mëngjes, por pse jo edhe pak para intervistës.
Mos harroni të vendosni pak parfum në kyçet e duarve, gjatë takimit do të përhapë një aromë shumë të mirë./ Përshtati Valmira Dalipi/ Dritare.net/

















