
Si të largoni mykun e këmbëve në mënyrë natyrale
E Shtunë 25 Qershor 2016, 14:02
Dritare.net

Vaj kokosi: është i pasur me acide yndyrore, të cilat janë efektive për trajtimin e baktereve, kërpudhave dhe viruseve. Lyeni këmbët 2-3 herë në ditë me vaj kokosi.
Uthull molle: acidi acetik në uthullën e mollës vepron si një substancë anti-fungale dhe anti-bakteriale. Në një legen hidhni 2 gota ujë dhe 2 gota uthull molle. Mbajini këmbët për 30 minuta, këmbët do t’ju djegin pak për shkak të aciditetit të uthullës, por në këtë mënyrë do të eleminohen bakteret dhe myku. Më pas lyejni këmbët me vaj kokosi për t’i zbutur ato.

















