
Si do të ndërtojë Kina një spital për 6 ditë!
Dritare.net
Aktualisht janë 830 raste të konfirmuara në Kinë, 41 prej të cilëve kanë vdekur. Spitalet në qytet janë tejmbushur nga njerëz të frikësuar, ndërsa farmacitë po boshatisen.
Spitali i ri do të përmbajë rreth 1.000 shtretër, ndërsa sipërfaqja do të jetë 25,000 metra katrorë.
"Është një spital i karantizuar, ku do të trajtohen njerëz me sëmundje infektive, kështu që ky spital ka sigurinë dhe pajisjet mbrojtëse," tha Joan Kaufman, pedagog në Harvard Medical School.
Si është në gjendje Kina të ndërtojë një spital në gjashtë ditë?
"Kina gjithmonë thyen rekorde. Është një shtet që i bën gjërat shpejt e shpejt", thotë Yanzhong Huang, një anëtar i moshuar në Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme.
Ai thekson se spitali në Pekin në vitin 2003 ishte ndërtuar brenda shtatë ditësh, kështu që ekipi i ndërtimit po përpiqet të thyejë atë rekord. Ashtu si spitali në Pekin, qendra Wuhan do të bëhet nga ndërtesa të parafabrikuara.
Huang tha që inxhinierët do të vinin nga i gjithë vendui, në mënyrë që të përfundonin ndërtimet në kohë.
"Puna inxhinierike është ajo në të cilën Kina është e mirë. Ata kanë ndërtuar rrokaqiej në një kohë rekord. Kjo është shumë e vështirë të imagjinohet nga perëndimorët" shtoi ai.
Përsa i përket furnizimeve mjekësore, Wuhan ose mund të marrë furnizime nga spitalet e tjera ose mund t'i porosisë ato nga fabrikat./L.F-dritare.net
Lexoni edhe: Ekskluzive/ Ambasada Shqiptare në Kinë: Pekini është zbrazur, ja këshillat për shqiptarët!

















