Na ndiqni edhe në

Moti

Si do të jetë moti sot!

Si do të jetë moti sot!

Shqipëria do të përfshihet këtë të diel nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Orët e para të ditës do të karakterizohen nga kthjellime dhe alternime vranësirash, ndërsa pas mesditës pritet shtim i vranësirave dhe intensifikim i reshjeve, kryesisht në zonat veriore, qendrore dhe përgjatë bregdetit.

Reshjet më të dendura parashikohen në Shkodër, Lezhë dhe Durrës, ndërsa në Tiranë dhe Elbasan priten reshje shiu gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Në jug, moti do të jetë relativisht më i ngrohtë, por nuk do të mungojnë reshjet, veçanërisht në Sarandë dhe Gjirokastër.

Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 3 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius në Vlorë dhe Lushnjë. Në Tiranë temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 20 gradë Celsius.

Edhe dita e hënë pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit./dritare.net