Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shuma marramendëse/ Ermal Mamaqi: Ja sa ka kushtuar filmi “I love Tropoja”!

Shuma marramendëse/ Ermal Mamaqi: Ja sa ka kushtuar filmi “I love
Të gjithë ata që mezi po presin të shohin filmin “I love Tropoja”, edhe pak ditë na ndajnë nga premiera, më 29 janar.

Në këtë film marrin pjesë aktorët më të njohur në vend, këngëtarë, edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Sot producenti i filmit  Ermal Mamaqi i ftuar në Wake Up ka zbuluar sesa ka kushtuar xhirimi i filmit të tij. Ermali tha se filmi ka kushtuar  700 mijë euro, deri më tani. Aktori  shprehet se për xhirimet janë përdorur aparaturat më të fundit.

Sipas tij lentet e kamerave që janë përdorur në “I love Tropoja”, janë të njëjtat me ato të “Fast & Furious 8”. /K.C/dritare.net