AKEP shtyn vendimin për mbylljen e portaleve, reagojnë drejtuesit e mediave online!
Dritare.net
AKEP njoftoi se portalet kanë 72 orë kohë që të marrin një nipt, në të kundërt do të mbylleshin.
Portalet që duhetë të regjistrohen, janë kryesisht me domeine .net dhe .it të cilat janë jashtë juridiksionit të shtetit shqiptar, dhe për këtë AKEP, ka deklaruar se do të bashkëpunojnë me AMA dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Disa prej tyre, janë të regjistruar por nuk e kanë të shfaqur në ëebsite të tyre kodin apo NIPT-in në faqen e tyre. Kështuqë AKEP do të monitorojë, cdo subjekt duhet të ketë një kod në faqe.” U shpreh kreu i AKEP.
Në lidhje me këtë vendin të AKEP kanë reagaur për “Balkanëeb” edhe drejtuesit e disa mediave online.
“Ka nevojë për formalizim nga pikëpamja e të drejtës së autorit, pra ka nevojë për një paketë të plotë, por sërish mendoj që kjo nuk zgjidhet me udhër, me një vendim nga qeveria ose regjistrohuni ose do mbylleni. Mediat online janë hapësira më e madhe e lirisë së shprehjes në Shqipëri dhe janë më pak të kontrolluarat nga qeveria dhe ndoshta qeveria ka një tendecë për të vendosur një lloj kontrolli në këtë aspekt dhe besoj nuk e ka shumë të mundur.” -U shpreh Robert Rakipllari nga ‘Panorama online”
“Nëse i shohim pa asnjë paragjykim është mirë që të gjithë mediat online të jenë të regjistruara. Të jenë të regjistruara në tatime sepse moralisht janë media që predikojnë rregullim të shoqërisë dhe nuk mund të jenë të parregulluara për vete. E dyta edhe për konkurencën mes tyre është mirë të jenë të regjistruara etj etj. Në pamje të dytë më ngjan se është një nismë edhe për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar një kaos dhe një zhurmë pa shkak. Pyetja themelore që shtrohet është pse kryeministri u kujtua kur nisë të humbasë betejën e propagandës përsa i përket skandaleve që i plasën për lidhjet e tij me krimin” u shpreh Andi Bushati nga Lapsi.al
Por për gazetarët e rrjetit investigativ BIRN ultimatumi i kryeministrit për t’u regjistruar në QKR shihet si një atentat ndaj fjalës së lirë.
“Ky është një akt i paprecedentë censure në Republikën e Shqipërisë dhe një hap pas në demokraci për më tepër është një dhunim i sundimit të ligjit nga ana e kryeministrit dhe AKEP. Është e turpshme që fushata antishpifje nis me shpifje, dmth AKEP merr përsipër të deklarojë që reporter.al është pa i regjistruar në Shqipëri dhe duhet të regjistrohet kur në fakt ai është publikim i rrjetit Ballkanik për gazetari investigative.” – u shpreh Gjergj Erebara nga reporter.al./ I.M-Dritare.net