Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqiptari humb jetën në aksident në Itali

Shqiptari humb jetën në aksident në Itali
Një 37-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Rimini për shkak të një aksidenti rrugor, pasi motori me të cilin po udhëtonte është përplasur me një makinë tip Volkswagen.

Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por shqiptari nuk mundi të mbijetonte nga plagët e marra, pasi rezultuan fatale.

Ndërsa trupi i 37–vjeçarit është dërguar në morg ku priten analizat mjeko- ligjore nëse kishte konsumuar alkool, apo lëndë narkotike.