Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Shqiptarët konsumojnë pak mish, lëmë pas vetëm Maqedoninë

Shqiptarët konsumojnë pak mish, lëmë pas vetëm
Organizata e kombeve të bashkuara për agrikulturën dhe ushqimin, e rendit Shqipërinë në vendet europiane që konsumojnë më pak mish. Ndërkohë që mesatarja e konsumit në vendet e BE-së është 64 kg për frymë, në Shqipëri kjo normë arrin vlerat 44 kg për frymë. Në rajon jemi kaluar nga Greqia me 74.8 kg dhe Mali i Zi me 57.7 kg. Prapa kemi lënë vetëm Maqedoninë, e cila konsumon 40.8 kg mish për frymë në vit.

Konsumi i mishit në Shqipëri është në nivele të ulëta për arsye se jemi ende një vend në zhvillim por edhe për shkak të çmimeve të larta. Në Shqipëri 1 kg mish viçi shitet me 9500 lekë të vjetra, ndërsa 1 kg mish derri me 5500 lekë të vjetra. Në pjesë të tjera të globit konsumi është edhe më i lartë. Australia mban vendin e parë me 90 kg në vit për frymë, e ndjekur nga Amerika me një diferencë shumë të vogël.

Sipas një studimi të 2014-ës, numri i vegjetarianëve është rritur me 12 % dhe 20 % e tyre bënin pjesë në grupmoshën 16-24 vjeç. Sipas kësaj organizate, mishi i viçit është i dëmshëm, pasi lopët çlirojnë çdo vit në atmosferë 100 milion metan. Ndërkohë studiuesit shprehen se mishi i përpunuar i tyre është një nga shkaktarët kryesorë të kancerit./Hermesnews