
"Zjerm” ndez skenën e Eurovizion. Shqipëria ngjitet në top 10-she
E Diel 18 Maj 2025, 08:08
Dritare.net
Austria është fituesja Eurovision Song Contest 2025, me këngën "Wasted Love" të interpretuar nga JJ (Johannes Pietsch). Ai grumbulloi gjithsej 436 pikë, duke siguruar vendin e parë përmes një kombinimi të votave të jurisë dhe televotimit.
Shqipëria u rendit në vendin e 8-të në finalen e madhe me këngën "Zjerm", të interpretuar nga Shkodra Elektronike. Ajo fitoi gjithsej 218 pikë, duke shënuar një nga rezultatet më të mira të Shqipërisë në historinë e Eurovizionit.
Kënga "Zjerm" u vlerësua lart nga kritika ndërkombëtare. CNN e renditi atë si këngën më të mirë të edicionit 2025, duke theksuar stilin e saj të veçantë dhe të pazakontë./K.C/dritare.net

















