Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP! Çfarë ndodhi!
E Enjte 20 Shkurt 2025, 19:07
Dritare.net

Një zarf i zi mbërriti pasditen e së enjtes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kjo për shkak të thyerjes së një prej rregullave bazë.
Prej ditësh, banorët nuk kanë respektuar rënien e alarmit, duke fjetur më shumë dhe duke nisur shumë vonë aktivitetet ditore, duke bërë që Vëllai i Madh t’i dënojë ata.
“Për shkak të moszbatimit të rregullit të zgjimit nga gjumi dhe të nisjes së aktiviteteve ditore në kohë, Vëllai i Madh ka vendosur që të mbyllë derën e dhomës së gjumit në një afat të papërcaktuar”, shkruhej në zarf./K.C/dritare.net