Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Zarf i kuq në shtëpinë e BBV3: Filloni të bëni gati valixhet!

Zarf i kuq në shtëpinë e BBV3: Filloni të bëni gati

Një tjetër zarf i kuq ka ardhur në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Zarfi përmbante një lajmërim të rëndësishëm për banorët për thyerjen e disa nga rregullave të formatit.

“Banorë, në shtëpi janë thyer rregullat në mënyrë të vazhdueshme. Në mënyrë që rregullat të respektohen vëllai i madh është i detyruar të marrë masat. Duhet të filloni të bëni gati valixhet, vendimin do ta mësoni nesër”, lexoi zarfin Romeo.

Rregullat e thyera janë:

-Pëshpëritja

-Mbajtja e syzeve

-Dialogu në gjuhë të huaj

-Dëmtimi i mikrofonave

-Dëmtimi i ambienteve të shtëpisë

-Personifikimi i Vëllait të Madh/Top Channel