
Xhensila uron të bijën: Ti e di që mama bën gjithçka për ty me vepra, jo me fjalë!
E Premte 12 Korrik 2024, 13:01
Dritare.net

Ajka Kallaku feston sot 6-vjetorin e lindjes. Në këtë përvjetor, të dy prindërit Xhensila Myrtezaj dhe Besi, kanë shprehur fjalët më të ëmbla për vajzën e tyre.
Në rrjetet sociale, këngëtarja për të bijën shkruan:
“Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra.
Jetoj vetëm për ty”..
Kujtojmë se çifti Xhensila dhe Besi po përflitet se kanë një krizë në martesën e tyre, ku prej muajsh nuk shihen pranë njëri-tjetrit. Ndërsa më herët Besi ka deklaruar se fëmijët e tyre jetojnë me ish-bashkëshorte. Por deri më sot as Besi as Xhensila nuk kanë folur për një divorc./M.K-dritare.net

















