
Xhensila Myrtezaj: Kam heshtur për shumë vite, por mjaft më!
E Premte 2 Shkurt 2024, 21:09
Dritare.net
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, përmes një postimi në Instastory.
Xhensila ka paralajmëruar se kushdo që merret me emrin e saj duke gënjeshtruar, do të përballet me përgjegjësi juridike.
Shkak për reagimin e këngëtares është bërë një video në Tik Tok e Clevio, i cili përmend Xhensilën duke thënë fjalë të rënda për të dhe aktorin e humorit Bes Kallakun. Në këtë reagim publik nga Xhensila ku në rrjet prej disa ditësh po përflitet për ndarjen e saj nga Besi, ajo citon: Përdori një moment delikat mediatik./M.K-dritare.net

















