
Xheneta thyen heshtjen, flet për herë të parë për lojën e Gjestit në BBVA
Dritare.net
Ish-finalistja e edicionit të tretë të BBVK, Xheneta Fetahu ka folur për lidhjen që e krijoi në BBVK, teksa e ka kritikuar Gjestin për flirtimet e tij me Eglin. Ajo është shprehur e shokuar dhe e zhgënjyer nga Gjesti.
“Jam e shokuar edhe zhgënjyer, e lënduar veç për faktin se kam pasur dyshime në raport me të. Ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta. Nëse një person dashuron nuk mundet pas 10 ditësh të shkojë të bëjë të njëjtat gjëra si me mua. Loja është e përsëritur. Më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur unë. Kjomë bën të lëndume, edhe kur vendosa mos t'i jap shanse. Nuk ka pas asnjëherë qëllimin të më japë siguri brenda meje. I kam parë të gjitha lajmet. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Në asnjë story nuk ka m'u përmend emri i tij. Ishalla e shoh sa më lart. Kur ai e ka mbyllur lidhjen me mua edhe e ka përmendur, u kry çdo sen, nuk ka pasur nevojë ta përmendë në një format tjetër. Nuk i besoj aspak dhe është personi i fundit që mundet me pas kontakt me mua.", tha Xheneta në një intervistë./K.C/dritare.net

















