Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka ardhur sot në Kosovë bashkë me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.
Ylli i muzikës mbush sot 33 vjeçe dhe ku më mirë e feston se në vendin e lindjes.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga momenti kur Rita zbret nga avioni privat në Kosovë.
Sapo zbriti, këngëtarja preku me duar tokën dhe u pa shumë e emocionuar dhe e lumtur që ka ardhur në Kosovë.
“O Zot faleminderit!", dëgjohet duke thënë Rita./K.C/dritare.net
View this post on Instagram