Video/ Më censuruan! Deklarata e Jetmirit pasi u largua nga BBV3!
Dritare.net
Jetmiri flet për herë të parë pasi u largua nga shtëpia e BBV3. Përmes një videoje në rrjetet sociale, Jetmiri shprehet se është mohuar e drejta për të bërë lojën e tij dhe se është ndjerë i censuruar nga produksioni.
“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në Prime-n e kaluar, mua m'u mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe me rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër.”, thotë ai./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.