
Video/ Çfarë tha Klodian Duro që u përjashtua nga BBV3!
Dritare.net
Ish-futbollisti dhe trajneri Klodian Duro bëri një deklaratë shokuese pas spektaklit të mbrëmshëm, ndërsa po konsumonte darkë me banorët.
Nën efektin e alkoolit ai paralajmëroi banorët se duhet të kenë kujdes nga ai, pasi kur ka dhunuar bashkëshorten e vet, i duken asgjë të tjerët. Kujtojmë që Klodian Duro është arrestuar më parë nga policia për dhunë në familje dhe se bashkëshortja e tij është me urdhër mbrojtje.
Çfarë u tha ai banorëve!
Klodian Duro: Ruajuni nga mua se unë kur kam rrah gruan time… E di si më dukeni ju apo jo? Rujuni!
Meritoni: Une e di, s’je ti ai.
Klodian Duro: E kupton? E rraha ngaqë më mbante gocën dhe e rraha, e kupton?
Meritoni: S’je ti ai.
Klodian Duro: Ruaju po të them se mos më thuash s’të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, se kam kohë që s@e kam provuar.
Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet.
Nuk dihet nëse Duro këto deklaratë e ka pasur seriozisht, me ironi apo në gjendje të dehur. Gjithsesi e dëgjuar në një emision kaq të ndjekur dhe në një kohë kur dhuna ndaj grave në Shqipëri është një fenomen i gjerë, VIP-at duhet të tregojnë kujdes për mesazhet që përcjellin.
Kujtojmë që Klodian Duro ka qenë i dënuar për dhunë në famije, pas një denoncimi që bëri ish-bashkëshortja ,me të cilën ka një vajzë. Duro u dënua me 4 muaj “arrest shtëpie”, pas kryerjes së dënimit, gruaja mori një udhër mbrojtje ndaj tij.

















