Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Video/ G-Bani kërcënohet pasi i doli në mbrojtje Gjestit

Video/ G-Bani kërcënohet pasi i doli në mbrojtje Gjestit

G-Bani ka deklaruar përmes një videoje në Instastory se e kanë kërcënuar pasi i doli në krah Gjestit dhe dënoi aktin e dhunës nga Jozefin Marku.

“Kanë fillu kërcënimet e para nga njerëz që asociohen me Jozin siç thonë. Gjithë ju që kërcënoni, jetën e jap dhe terrorin nuk e pranoj. Jetën e jap, hajde, jetën e jap! Po mendimin tim do të them gjithmonë, përherë. Kjo që ka bërë është e papranueshme, jam kundër nuk do ta bëja kurrë, distancohem nga ajo gjë 1000%, as nuk dua lidhje fare me një njeri që sillet ashtu. Ishte pabesi. E dyta, ju, fansat e mi, që thoni dhe ‘ti e ke godit, unë nuk e kam godit me gjithë forcën time, më ka prek më ka ofendu e kam shtyrë por jo me gjithë forcën time…
Nëse jeni mbështetësit e mi për atë fakt, nëse jeni fansat e mi veç për atë gjë që kam bëre me Gjestin ikni, se nuk jeni fansat e mi e as nuk dua t’ju kem”, shprehet G-Bani./K.C/dritare.net