Vëllai i Meritonit nuk takoi Ilnisën, reagon vëllai i gazetares!
Dritare.net
Kevin Agolli vëllai i Ilnisës ka komentuar takimin e Meritonit me vëllanë e tij, pasi ky i fundit nuk pranoi të takojë askënd në Big Brother, përfshirë edhe gazetaren.
Lidhur me këtë refuzim të Rinorit, Kevin është shprehur se nëse ai do të hynte në BBVIP do të takonte edhe Meritonin, pasi moderatori dhe motra e tij kanë pëlqim me njëri-tjetrin.
“Unë dhe Ilnisa jemi rritur në atë mënyrë që e respektojmë njëri-tjetrin në vendimet tona, sidomos kur kemi ndjesi të mira, nuk ndërhyhet kur ka ndjesi të mira.
Ajo dasmë ishte në kuadrin e lojës, padyshim. Ata kanë një pëlqim dhe Ilnisa nuk e etiketoi marrëdhënien në mënyrë klasike, por tha se është diçka shumë shpirtërore që nis prej fjalës dhe arrin deri tek ndjesia e mirë që ata të dy i japin njëri tjetrit”, tha Kevin.