Valbona Selimllari: Xhemi Shehu nuk më imiton për humor, por për t’u tallur!
Dritare.net
Valbona Selimllari nuk e pëlqen aspak imitimi që i bëjnë në emisionet e humorit. Konkretisht për imitimin e Xhemi Shehut, ajo thotë se nuk e përjeton aspak mirë. Ajo nuk e cilësoi humor por tallje me figurën e saj. Por jo vetëm për këtë rast, Selimllari, thotë se nuk ka dëshirë të imitohet.
“ Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë për të më nxjerr jo mirë, jo, nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare.
E kuptoj gjithë sasinë e humorit por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer. Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka.
Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Në pjesë të humorit më duket më shumë si tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur”, u shpreh Valbona./L.F-dritare.net