Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Valbona mbron Gjestin: Qëndrove burrë i vërtetë. Dhuna është turp

Valbona mbron Gjestin: Qëndrove burrë i vërtetë. Dhuna

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Valbona Mhilli i ka dalë në mbrojtje Gjestit pasi u rrah mbrëmë nga Jozi.

Me një postim në platformën “Instagram”, moderatorja shkruan:

"Gjesti, qëndrove burrë i vërtetë. Dhuna është turp. Dhuna është krim. Dhuna s'ka justifikim.

Përballove një akt të turpshëm me qetësi, dinjitet dhe klas. Nuk reagove me dhunë, por me dinjitet - dhe kjo ështe forca jote më e madhe. Je shembull për shumë te rinj të ndjekin këtë format.

Akti i Jozefin Markut që goditi me shuplakë Gjestin është i neveritshëm dhe i dënueshëm. Askush, në asnj rrethanë, nuk ka të drejtë të ngrejë dorë mbi nje tjetër. Kjo nuk është guxim, as reagim - është thjesht dhune.

Kush përdor dhunën, humb çdo të drejtë morale për të folur per drejtësi, respekt apo dinjitet.

Respekt dhe perqafime për familjen tënde, që me siguri e kanë përjetuar rëndë këtë moment. Por duhet te ndihen krenare - sepse rritën një djalë me vlera.

Uroj me gjithë zemër qe ta fitosh këtë edicion - jo vetëm për vete, por për çdo njeri qe beson tek respekti dhe karakteri.", thotë Valbona./K.C/dritare.net