
U pyet për Sarën dhe Ledrin, Ermal Fejzullahu: Nuk ia uroj ndarjen askujt!
Dritare.net
Ermal Fejzullahu i ftuar në emisionin “E Diell” me Ronaldon dhe Erjolën, ka realizuar një rubrikë, ku para i dalin disa foto të disa VIP-ave dhe duhet të japë një mendim për ta.
Kur i doli fotoja e Sarës dhe Ledrit, është pyetur nëse çifti janë bashkë. Ermali u shpreh se nuk e di dhe se do pyesë Ledrin të premten pasi kanë një koncert së bashku. Sipas tij uron që asnjë çift të mos ndahet, sidomos ata që kanë sjellë në jetë një fëmijë.
"Jemi të premten bashkë në një koncert dhe do e pyes. Gjithësesi unë kam shok Ledrin dhe do mbaj anën e Ledrit. Gruaja ime e ka shoqe Sarën dhe ajo do mbajë anën e saj. Unë uroj që të mos ndahet askush, sidomos ata që kanë fëmijë. Për gjëra të vogla nuk është mirë për t’i dhënë fund një martese, sidomos kur kanë një fëmijë. Kështu që sido që të jetë, edhe nëse janë ndarë, uroj të bëhen bashkë. Sido që të jetë uroj që të jenë të lumtur", u shpreh ai./dritare.net

















