U nda nga jeta dhjetë vite më parë, sheshi në kryeqytet merr emrin e Dr.Florit!
Dritare.net
Nga sot në kryeqytet, një prej rrugëve do të mbajë emrin Floran Kondi, i njohur si Dr. Flori. Dhjetë vite pas ndarjes nga jeta të këngëtarit, reperit dhe tekst-shkruesit mjaft të njohur, është vendosur edhe pllaka emërtuese e sheshit Floran Kondi që ndodhet në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet.
“Mirëmëngjes, përditë e pres një tjetër shpresë
Mirëmëngjes, anonim në k’të rrugë nuk do të mbes
Mirëmëngjes, janë fjalë shpirti të thëna nga ne
Kjo është veçse një ditë tjetër në Tironën e Re…”, shkruan miku i tij i ngushtë Landi Foria.
Dr.Flori do të mbahet mend gjithmonë edhe si pjesë e grupit West Side Family, me të cilin korri shumë sukses me këngët Tirona, O çike çike. Ai u nda nga jeta më 17 nëntor 2014 në moshën 35-vjeçare, papritur kur gjendja e tij shëndetësore filloi të keqësohej, duke bërë që të dërgohej me urgjencë në spital. Shkaku i vdekjes dyshohej se vdiq nga mbidoza e drogës.
Dr. Flori la pas bashkëshorten dy fëmijët e tij./M.K-dritare.net