Na ndiqni edhe në

Shqiptar

U mërzit nga nominimi, Armaldo do të dalë nga shtëpia e BBV

U mërzit nga nominimi, Armaldo do të dalë nga shtëpia e BBV

Armaldo ishte në mesin e të nominuarve për të dalë nga shtëpia e BBV të shtunën. Duket se maestro nuk e priti mirë këtë nominim dhe mërzitja vihej re fare qartë në fytyrën e tij. Ai vendosi që edhe lidershipin t’ia lërë Valbonës, megjithëse në fund ndryshoi mendje. Jo vetëm kaq në një moment ai i thotë banorëve që do të dalë nga shtëpia pasi gruaja shtatzënë dhe vajza që e presin jashtë kanë nevojë për të.

Maestro thotë që nuk ka më moshë të merret me Big Brother dhe në këtë mënyrë mendon të largohet. Kur e pyeti Kiarën se çfarë mendonte për vendimin për t’ia kaluar lidershipin Valbonës ajo i thotë se duhet ta mbajë edhe këtë javë dhe në këtë mënyrë maestro ndryshon mendim./K.C/dritare.net.