U eleminua nga BBVIP, Graciano zbulon pse nuk takoi asnjë nga banorët!
Dritare.net
Balerini Graciano Tagani, ishte banori që u eliminua dje nga Big Brother VIP 3. I pyetur se pse nuk takoi asnjë nga banorët pas largimit nga Shtëpia, Graciano u shpreh se është një person emocional ndaj nuk donte ti takonte.
Ndërsa i pyetur se kush do të fitojë ccmimin e madh këtë vit, Graciano vlerësoi Jul Dedën si konkurrentin më të fortë.
Pjesë nga biseda:
Pse nuk takove asnjë?
Graciano: Unë jam shumë emocional dhe kam bërë veprime emocionale prandaj dola duke mos takuar asnjë.
Ledioni: Ishe shumë i lezetshëm aty brenda për hir të së vërtetës.
Graciano: Nuk jam pishman për çfarë kam bërë, unë u futa për të luftuar dhe ky ishte testi më i madh. Ose do të luaja fort për të ecur shumë ose do të dilja në fillim. Nuk jam futur për të shtyrë ditët.
Ledioni: Ti del nga një televotim i fortë, por ka edhe nga ata brenda shtëpisë si Juli që thonë se ti e harxhove të gjithë municionin tënd.
Graciano: Po, ndoshta. Por doja ti dilja ballë çdo situate. E kuptova mirë çfarë banorët po bënin dhe mendova se kisha të drejtë të luftoja me secilin. Kjo nuk ka qenë rruga e duhur dhe ja ku jam, por realisht e shijova shumë këtë gjë.
Ledioni: Për çfarë do të të marrë malli më shumë?
Graciano: Për çdo sekondë në atë shtëpi, është me fat kushdo që është aty brenda dhe këtë e kam thënë përherë. Do të më marrë malli për emocionet, për debatet, për Romeon, për Eglën…
Arbri: Sipas mendimit tënd kush e fiton Big Brother?
Graciano: Është shumë herët për ta thënë, por loja e Julit është e rafinuar shumë./M.K-dritare.net